Sherr me thika mes 5 të miturve, humb jetën adoleshenti

5 adoleshentë në Gramsh janë përfshirë në një sherr me thika me njëri-tjetrin ku për pasojë ka vdekur një 15-vjeçar. Fajton Bici i cili u përfshi rreth orës 13:30 në lagjen “Sport 2” në Gramsh me 4 adoleshentë të tjerë në një konflikt që i mori jetën. Ai u transportua menjëherë drejt spitalit por nuk arriti t’u shpëtojë plagëve të marra.

Pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht E.K, 15-vjeç, A.C, 14-vjeç, O.C, 14-vjeç dhe S.M, 15-vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përcaktimin e autorësisë së ngjarjes. Në përfundim të veprimeve, do të ketë njoftim për arrestimin e autorit dhe për masat që do të merren për 3 të miturit e tjerë të shoqëruar. Sherre të tilla janë të frikshme dhe alarmuese, pasi të rinjtë në vend që gjetjes së gjuhës së komunikimit, shkojnë tek dhuna.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?