Sherr me thika mes adoleshentëve në Pogradec/ Plagoset 16-vjeçari, arrestohet autori

Një konflikt i çastit mes dy adoleshentëve në Pogradec ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Sipas policisë së këtij qyteti një 16-vjeçar mbeti i plagosur me thikë, ndërsa falë reagimit të shpejtë të tyre u kap autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 16.09.2020, rreth orës 15:25, në lagjen nr. 1, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi L. S., 16 vjeç, banues në Pogradec, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin R. T., 16 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të shpejtë të policisë u bë i mundur kapja, ndalimi dhe shoqërimi drejt Komisariatit i autorit të dyshuar të ngjarjes, me të cilin po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua një armë e ftohtë (thikë).

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

SHKARKO APP