Sherr me thika mes adoleshentësh pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, dy persona të plagosur

Një sherr me thika ka ndodhur mes dy adoleshentësh paraditen e sotme pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, në Tiranë.

Sipas informacioneve të para, mësohet se të dy kanë mbetur të plagosur.

Sherri ka ndodhur mes dy nxënësve jashtë orarit të mësimit, pasi ka mbaruar ora e gjashtë. Njëri nga nxënësit është në klasën e tetë dhe tjetri në të nëntën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sherr nuk janë përfshirë nxënës të tjerë. Dy nxënësit, njëri 14 dhe tjetri 15 vjeç kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportuar në spitalin e Traumës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dihen ende arsyet e konfliktit që solli plagosjen me thikë të njërit prej tyre. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të krimit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?