Sherr me thika mes dy të rinjve, 20 vjeçari në gjendje të rëndë
Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 15 në qytetin bregdetar të Durrësit.
Sipas policisë, 17-vjeçari me inicialet J.B. banues në Durrës ka qëlluar me thikë pas një sherri 20-vjeçarin me inicialet D.D.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë disa goditje në nga mjeti prerës.
Policia njofton se në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua thika me të cilën autori goditi 20-vjeçarin, teksa po punohet për arrestimin e 17-vjeçarit, i cili është arratisur pas ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

