Sherr me thika mes të rinjve në Klos, plagoset 35-vjeçari

Një debat i momentit ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta në fshatin Platin- Klos, ku dy të rinj janë therur mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në verandën e një lokali, ku pas debatit shtatasi me inicialet S.R., ka plagosur me thikë 35 vjeçarin.

“Në verandën e një lokali në Klos shtetasit S.R, rreth 28 vjeç, dhe shtetasi G.P, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Platin-Klos, dyshohet se kanë debatuar me njëri tjetrin ku shtetasi S.R, ka plagosur me thikë shtetasin G.P”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

I demtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Burrelit, është dërguar për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Shërbimet e policisë po krehin zonën për kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes”- sqaron policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?