Sherr me thika në Durrës, plagoset një person
Një sherr me thika ka ndodhur mes dy personave mesditën e sotme në lagjen numër 15 në Durrës, ku një person ka mbetur i plagosur.
I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Gurpi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

