Sherr me thika në Durrës, plagoset rëndë 16-vjeçari
Aktualitet E Diel, 27 Tetor 2019 13:42
Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në Durrës. Ngjarja në fjalë ndodhi lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.
Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur K. Q. Deri më tani nuk dihen rrethanat e sherrit, që çoi në plagosjen e adoleshentit.
Ky i fundit u transportua me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet nën kujdesin mjekësor. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.