Sherr me thika në Durrës, plagoset rëndë një i ri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku pas një sherri me thika ka mbetur i plagosur rëndë një i ri. 20-vjeçari me iniciale D.D. është goditur me thikë në lagjen 15.
Një 17-vjeçar me iniciale J.B. është shpallur në kërkim si autor i ngjarjes, ndërsa arma e ftohtë me të cilën u krye plagosja u bllokua në cilësinë e provës materiale.
20-vjeçari u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, njoftuan burime zyrtare nga policia. Ndërsa personi që e plagosi, akuzohet për vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë. Ngjarja ka ndodhur për shkaqe banale.
KOHA JONË SONDAZH

