Sherr me thika në Poliçan, niset me urgjencë drejt spitalit një 15-vjeçar. Dy vëllezër, autorët e dyshuar
Arrestohet një i ri dhe procedohet në gjendje të lirë vëllai i tij dy vëllezër në Poliçanë, të akuzuar për plagosjen me thika të një të mituri.
Policia e Poliçanit bën me dije se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë shtetasit A. I., 15 vjeç, banues në Poliçan.
NJOFTIMI I PLOTË
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. U., 22 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi L. U., 18 vjeç, të dy banues në Poliçan.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë shtetasit A. I., 15 vjeç, banues në Poliçan, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.