Sherr me thika, plagoset i riu dhe e fejuara

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme teksa në një lokal në zonën e “Unazës së Re”. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë mbetur të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A.M, rreth 27-vjeç dhe e fejuara e tij, shtetasja K.K, rreth 23-vjeçe.

Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve të fundit, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia deklaron se ka arrestuar tre autorët e kësaj ngjarje: H.N, Ç.Sh. Dhe F.P të cilët po merren në pyetje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?