Sherr mes 3 personave, humb jetën njëri prej tyre
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Vlorë, ku pas një sherri mes tre personave, njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Viktima është 63-vjeçari Ismail Aliaj. Nga sherri mbetën të dëmtuar të tre personat e përfshirë në konflikt, ndërkohë 2 prej tyre përfunduan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Aliaj nuk arriti dot t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra në kokë dhe nërroi jetë. Sipas burimeve, mësohet se të tre personat e përfshirë në konflikt ishin të njohur me njëri-tjetrin.
KOHA JONË SONDAZH

