Sherr mes disa shqiptarëve në një lokal në Greqi. Vritet bashkatdhetari, nuk kishte lidhje me debatin

Një shqiptar ka mbetur i vdekur mbas një sherri banal në lagjen Nea Jonia të Athinës.

Sipas policisë greke, gjithçka nisi pas një konflikti rreth orës 23:40, që disa klientë shqiptarë patën mes njëri-tjetrit në ambientet e një lokali.

Shumë shpejt sherri degjeneroi në përplasje fizike, e në vazhdim njëri prej tyre nxori një pistoletë që mbante me vete dhe qëlloi me armë ndaj grupit kundërshtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Plumbat plagosën një prej klientëve që ndodhej në lokal, i cili nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Ai u dërgua në spitalin KAT me plagë në gjoks dhe shpatull, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e cila mbërriti në vend ngjarje brenda pak minutash,tha se autorët mundën të largoheshin me një automjet të markës “Mercedes”, por nuk u bë i mundur ndalimi i tyre.

Në vend u gjetën shtatë gëzhoja dhe një plumb të deformuar, të cilat u dërguan për ekzaminim. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit,por dyshohet për larje hesapesh mes bandave.

“Dola jashtë, ishte kaos, e pashë të plagosurin të rënë. Një makinë është larguar me shpejtësi dhe i kanë bërtitur shoferit “ik, ik””, tha për mediat greke një banor i zonës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?