Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Një sherr mes të rinjsh në Tiranë ka degraduar në plagosjen me mjete të forta të një 17-vjeçari. Policia e Tiranës bën me dije se sherri mes një 18-vjeçari dhe një 17-vjeçari ka ndodhur në një lokal në Tiranë.

I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po punohet për kapjen e autorit. Sakaq blutë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në konflikt.

Kamzë/Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 27.01.2023, në Kamzë, në një lokal, shtetasit A. D., 18 vjeç, dhe R. S., 17 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta, me persona ende të paidentifikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë e konfliktit, shtetasit A. D., dhe 17-vjeçari, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?