Sherr mes dy grupeve në Itali, dëmtohet rëndë në kokë një shqiptar
Policia italiane fatmirëesisht ka ndërhyrë në kohë dhe ka parandaluar një sherr të madh mes disa të rinjve.
Mediat italiane bëjnë më dije se në sherr ishin përfshirë disa shqiptarë dhe disa italianë, por kalimtarët kishin thirrur policinë të cilët reaguan në kohë.
Grupet e të rinjve ishin përballur me njëri tjetrin në një rrugë në Genoa, dhe ishin më shumëse 20 persona.
Por gjatë përleshjes një i mitur shqiptar, pësoi dëmtime të rënda në kohë dhe në dorë dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe personi i vetëm që është në duart e tyre është shqiptari i mitur i cili ndodhet në spital. Pasi personat e tjerë që ishin përfshirë në sherr u larguan.
KOHA JONË SONDAZH

