Sherr mes dy personave në Korçë, njëri prej tyre plagoset me kaçavidë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Korçë, ku një person është plagosur me kaçavidë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 18.
I plagosuri është Emiljan Torollari, i cili ndodhet në spital, ndërsa fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Autori është identifikuar si shtetasi Thanas Saqellari, i cili është kapur pas disa orësh nga uniformat blu.
Ngjarja ka ndodhur për motive banale ku fillimisht 2 shtetasit kanë qenë në banesë dhe më pas konflikti u krijua në rrugë ku dhe autori e ka plagosur Torollarin me kaçavidë pas shpine.