Sherr mes fqinjëve, plagoset me thikë 44-vjeçari. Arrestohet autori i dyshuar, policia jep detajet

Një konflikt mes fqinjëve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Shalës të Cërrikut.

Sipas policia, e cila mori njoftimin në orën 03:05 ka patur një konflikt për motive të dobëta mes dy personave dhe si pasojë njëri mbeti i plagosur.

Më datë 21.07.2021, rreth orës 03:05, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Shalës, Cërrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Sh., 31 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (thikë) fqinjin e tij, shtetasin B. Dh., 44 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi B. Sh. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP