Sherr mes grave në Prrenjas, goditet me sende të forta 38-vjeçarja

Dy gra janë zënë me njëra-tjetrën paraditen e kësaj të shtune në Prrenjas. Sipas njoftimit të policisë mësohet se 39-vjeçare ka goditur me sende të forta një 38-vjeçare për motive të dobta.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasen I.K, 39 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen I. K., 39 vjeçe, banuese në Prrenjas, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 38-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?