Sherr mes krushqish, nxirren armët në Kamëz, disa të arrestuar

Një sherr familjar gati ka përfunduar në tragjedi në Kamëz. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz, Tiranë, kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit familjar ku është përdorur dhe arma e zjarrit. Sipas të dhënave zyrtare, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen Valias i ri, po ndodhte një konflikt midis dy familjeve (krushqi).

Menjëherë policia ka reaguar dhe ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhunë në famije”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Armëmbajtje pa leje”, shtetasin M.V., 61 vjeç, banues në Valias të Ri, Kamëz. 61-vjeçari ka ushtuar dhunë fizike dhe ka plagosur lehtë me qytën e një arme pistoletë, vëllain e dhëndrit, shtetasin N.D., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhune në famije” shtetasi A.D., 40 vjeç, banues në Valias, Kamëz, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Swiss Digital Desktop Reklama

U ndaluan shtetasit S.V., 63 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale ”Plagosje e lehte me dashje” dhe shtetasi SH.V., 28 vjeç, banues në Valias, për veprat penale “Plagosja rëndë me dashje”, “Armëmbajtje pa leje”. Njëkohësisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 4 shtetasve: A.V., D.V., S.N. dhe N.D.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndalimi i 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e 4 tjerëve u bë pasi nga veprimet operative ka rezultuar se janë perfshirë në konflikt si autorë të plagosjes së shtetasit N.D.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me katër fishekë. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprimet të metejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?