Sherr mes policësh! Punonjësi i SHÇBA-së nuk i bindet urdhrit të efektivëve bashkiakë
Një konflikt mes policësh ka ndodhur paraditen e sotme. Siç raporton News24, një efektiv i policisë së shtetit ka kanosur me armë dy punonjës të policisë bashkiake.
Raportohet se sherri ka ndodhur mes punonjësit të SHCBA Ardit Zenelaj dhe dy punonjësve të policisë bashkiake me iniciale V.S dhe K.K.
Mësohet se konflikti ka nisur pasi, efektivi Zenelaj nuk iu bind urdhrit të dy policëve bashkiake.
Ardit Zenelaj, i cili saktësisht është me detyrë punonjës policie e Forcave Operacionale të SHÇBA, teksa drejtonte automjetin pranë kryqëzimit të rrugës ‘’Jordan Misja’’ është ndaluar nga policët bashkiakë.
Ngjarja i ka kaluar Prokurorise dhe po punohet për zbardhjen e plotë të sherrit mes tyre.