Sherr mes pushuesve në Himarë
Një tjetër incident është regjistruar në Himarë. Në një video të siguruar nga Abcnews.al shihen dy qytetarë që janë duke u konfliktuar me një shtetas të huaj me ngjyrë.
Në pamje duken dy djemtë që përplasen fizikisht me shtetasin e huaj, por duke u favorizuar nga fiziku, turisti, pasi i kishte rrëzuar një herë në tokë, arrin që t’i shmangë që të dy. Ai dëgjohet teksa u thotë “largohuni” ndërsa bën hapa pas në përpjekje për t’u larguar.
Nuk dihet se për çfarë arsyesh shtetasi i huaj në video është konfliktuar me dy qytetarët.
Disa ditë më parë një tjetër incident më i dhunshëm u regjistrua në Himarë mes disa pushuesve dhe pronares së një vile që lëshon dhoma për pushuesit. Shkak për konfliktin në këtë rast u bë një mosmarrëveshje për ditët e qëndrimit në hotel, si dhe kushtet jo të mira në ato ambiente.