Sherr mes shqiptarëve në Francë, njëri qëllohet me armë, tjetri me thikë në fyt

Dy shqiptarë u plagosën 4 ditë më parë në Clermont-Ferrand në Francë pas një sherri mes tyre.

Nga përleshja njëri prej personave u qëllua me armë zjarri ndërsa tjetri u plagos nga një thikë në fyt, raportojnë mediat franceze.

Stacioni policor i Clermont-Ferrand tha: “Kemi 2 automjete, një Renault Scénic në të cilin ndodhen 2 persona dhe një Golf në të cilin ndodhet një individ. Duket se ka pasur një sherr për të cilin nuk dihet motivi”.

2 të plagosurit shqiptarë janë të moshës 30 vjeç dhe 25 vjeç. Ai që mbërriti me automjetin tip “Golf” goditi me thikë në fyt bashkëatdhetarin e tij që ndodhej në automjetin tip “Renault”. Shoferi që ndodhej në automjetin “Renault” u përgjigj duke shtënë me armë zjarri, ku u plagos në gjoks drejtuesi i Golfit.

Lexo edhe:
Dhunë psikologjike dhe përfshirje në sherr, procedohen 3 shtetas në Gjirokastër
U arrestua për shfrytëzimin e nipit në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen
Policia tha se 2 personat që ndodheshin në mjet pas sherrit u larguan veçmas, njëri në këmbë dhe tjetri me automjet. Ndërsa viktima që u plagos me armë zjarri mbeti në vendngjarje dhe u shpëtua nga zjarrfikësit e u dërgua në spital. Bëhet me dije se ai ndodhet në rrezik për jetën.

Dy orë më vonë 30-vjeçari shqiptar që u plagos me thikë u paraqit në një qendër shëndetësore. Qëndra shëndetësore njoftoi komisariatin dhe u trajtua përpara se të merrej në paraburgim. Bëhet me dije se 30-vjeçari shqiptar ishte nën hetim gjyqësor dhe i ndalohej të largohej nga Allier.

SHKARKO APP