Sherr mes të rinjve, humb jetën në spital 32-vjeçari. Arratiset autori

Një vrasje është shënuar në Durrës. Njoftimi i Policisë së Shtetit, thekson se vrasja e 32-vjeçarit ka ardhur si pasojë e një sherri mes disa të rinjve. Ngjarja ka ndodhur në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës.

32-vjeçari ka marrë plagë në këmbë, teksa mësohet se ka ndërruar jetë në spital. Nuk dihen ende shkaqet e këtij sherri që përfundoi me një viktimë.

Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Informacion paraprak nga Policia

Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur, me armë zjarri shtetasi J.B., 32 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

SHKARKO APP