Sherr mes të rinjve në Tropojë, arrestohen 2 prej tyre, por dhuna vijon edhe në komisariat. Ja çfarë ndodhi

Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë në Tropojë, pasi kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë. Arrestimi i tyre u bë pasi, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë kohës që janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë pas përfshirjes në një konflikt me disa persona të tjerë, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë.

Njoftimi i plotë:
Kundërshtojnë me dhunë punonjësin e Policisë, arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit:

– J. O., 21 vjeç, banues në Bajram Curri.
– M. N., 21 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë kohës që janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë pas përfshirjes në një konflikt me disa persona të tjerë, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

SHKARKO APP