Sherr në lokal dhe më pas e vret para shtëpisë, trupi i të riut ende në morg. S’ka mjek për autopsinë

Nga një sherr ordiner, një 26-vjeçar nuk jeton më. Dorjan Dema goditi mbrëmjen e së hënës me thikë 26-vjeçarin Dritan Manjanin, para shtëpisë së viktimës, ndërkohë që i riu humbi jetën në spital.

Sipas banorëve konflikti mes të rinjve ka nisur në një lokal dhe më pas autori i dyshuar Dorjan Dema i ka shkuar viktimës te banesa, dhe pasi ai ka dalë e ka goditur me mjet prerës që dyshohet të jetë thikë e jo kaçavidë siç u raportua nga policia. Banorët tregojnë se viktima nuk ishte konfliktual ndërsa autori i dyshuar ndodhej në lokal i shoqëruar nga 4 persona të tjerë dhe po konsumonte alkool.

Dritan Manjani ndodhej i vetëm në një tavolinë tjetër duke konsumuar kafe dhe mësohet se aty brenda ka patur një zënkë mes të rinjve. Vetëm pak minuta më vonë, pranë banesës së viktimës kanë shkuar dy makina dhe i kanë rënë borive. Në këtë moment ka dalë nga shtëpia 26-vjeçari, i cili po konsumonte darkë me familjen.

Drama thellohet pasi familja nuk ka mundur që të tërheqë trupin e pajetë. Ata thonë se shkak është bërë mungesa e mjekut ligjor në spitalin e Bulqizës. Për shkak se në këtë spital mungon mjeku ligjor, është dashur që të vijë një mjek nga Tirana për të kryer autopsinë e trupit të viktimës.

SHKARKO APP