Sherr në mes të rrugës, shqiptari i ngul thikën bashkëshortes në sy të foshnjes

Kanë mbetur të shokuar kalimtarët që panë tmerr me sy, teksa një shqiptar në sherr e sipër i nguli thikën gruas së tij, edhe ajo shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në Bolzano dhe gruaja shqiptare, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, një 29-vjecare është shtruar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Mediat italiane shkruajnë se burri e qëlloi me thikë teksa ajo ishte së bashku me fëmijën, vetëm disa muajsh në dorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas tentoi të largohej me vrap, por kanë qenë disa kalimtarë që e kanë ndaluar. Më pas policia ka bërë ndalimin e tij dhe pritet ta marrin në pyetje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?