Sherr në një lokal në Elbasan, dyshohet për disa të plagosur
Një sherr ka ndodhur gjatë orëve të natës në Elbasan në një lokal në zonën e bulevardit. Në sherr janë përfshirë disa persona, të cilët kanë goditur njëri-tjetrin me shishe, gota apo objekte të tjera që u gjendën në tavolinën ku ishin ulur.
Sipas burimeve ka disa të plagosur, por ende nuk ka një informacion nga ana e policisë. Në lokalin ku ndodhi sherri, ka pasur një shpërthim eksplozivi më herët.
Policia dhe grupi hetimor pas hetimeve në vendin e ngjarjes dhe po punojë për zbardhjen e plotë të motive të sherrit.