Sherr në një lokal në Elbasan, mbetet i plagosur një 41-vjeçar

Një 41-vjeçar në qytetin e Elbasanit ka mbetur i plagosur rëndë pas një përplasje fizike me një tjetër person.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vullnetari”, në një lokal, ku shtetasi me iniciale A.Q, 41 vjeç, pas një konflikti të çastit me një person ende të paidentifikuar, ka marrë dëmtime në kokë. Nga të dhënat e para, sipas policisë, ai dyshohet të jetë rrëzuar në shkallët e lokalit.

Mësohet se 41-vjeçari është dërguar fillimisht në spitalin e Elbasanit, ndërsa më pas është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkaqet e konfliktit janë ende të paqarta, ndërsa policia është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?