Sherr në shtëpi, adoleshenti plagos me thikë të vëllanë
Një adoleshent është vënë në prangat e policisë pasi ka plagosur me thikë vëllanë e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin, Luz në Fushë-Krujë.
Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se në pranga është vënë 16-vjeçari me inicialet O. O., pasi ka qëlluar me thikë, vëllain e tij 6 vjet më të madh.
Njoftimi i Policisë së Krujës:
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin e mitur: O. O.,16 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë.
Ky shtetas pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur më mjet prerës (thikë) vëllain e tij shtetasin A. O.,22 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).