Sherr në Tiranë, i riu masakron me thikë 37-vjeçarin. I plagosuri rëndë në spital

Një 19-vjeçar në Tiranë ka rënë në pranga pasi ka goditur disa herë më thikë duke e plagosur rëndë një 37-vjeçar.

Bëhet fjalë për të riun A. H., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, tek shinat e trenit, rreth orës 20:05 të mbrëmjes së datës 20.01.2020, për motive të dobëta ka goditur disa herë me mjet shpues e prerës shtetasin I. Z., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pas rreth dy orë kërkimesh dhe kontrollesh në zonë, bënë të mundur gjetjen, kapjen dhe arrestimin e 19-vjeçarit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën “Plagosja e rëndë me dashje”.

SHKARKO APP