Sherr pas mesnate në Belsh, 29-vjeçari qëllohet me thikë. Arrestohet autori (Emrat)
Dy të plagosur është bilanci i një sherri me thika të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një fshat të Belshit. Siç mësohet, sherrin e ka nisur një 23 vjeçar i identifikuar si Përparim Pepa.
Ky i fundit siç bëjnë me dije burimet policore ka qëlluar me thikë 29 vjeçarin Ervin Hysa 29 vjeç, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur
Për pasojë të dy këta persona kanë përfunduar në spital. Njëri prej tyre, Përparim Pepa ka marrë 6 plagë të thella, ndërsa autori disa plagë të lehta.
Ervin Hysa 29 vjeç nga Kajani i bashkisë Belsh ndodhet rëndë në reanimacion, ndërsa policia ka arrestuar autorin Përparim Pepa 23 vjeç i cili gjithashtu ka përfunduar në spital me plagë të lehta. Nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet e konfliktit mes tyre.
KOHA JONË SONDAZH

