Sherr për pronat në Skrapar, 58-vjeçari qëllon me armë ish-kryeplakun. Ja emri

Një plagosje me armë ka ndodhur në Skrapar, ku një 58-vjeçar ka qëlluar ndaj ish-kryeplakut të fshatit.

Burime zyrtare nga Policia e Skraparit thanë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rehovë të Skraparit.

Rreth orës 9:40, shtetasi Fatmir Cenaj, 58 vjeç, banues në fshtin Rehovë, Poliçan ka plagosur me armë zjarri për motive pronësie, ish-kryetarin e fshatit shtetasin J.B, banues në Rehovë, Poliçan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe fal veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin  në kohë rekord të autorit i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua  dhe arma tip automatik model 56.

Personi i plagosur u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?