Sherr për pronën mes fqinjëve në Pukë, një i arrestuar

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike ka ndodhur në fshatin Micoj, Fushë Arrëz pasditen e djeshme.

Një 50-vjeçar është konfliktuar me fqinjin e tij 35-vjeç për motive pronësie dhe e ka kanosur me armë zjarri.

Si pasojë është arrestuar 50 vjeçari, dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov.

“Pasditen e djeshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë marrë njoftim për një konflikt për motive pronësie mes 2 shtetasve,

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në këtë fshat dhe si rezultat i veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit 50 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri kallashnikov, fqinjin e tij, shtetasin 35 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe një krehër me fishekë, të cilat shtetasi i mbante pa lejen përkatëse”,- njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP