Sherr për ujin në Berat, 29-vjeçari bën për spital punonjësin e ujësjellësit

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi ka goditur me sende të forta dhe i ka shkaktuar dëmtime një punonjësi të ujësjellësit.

Sipas Neës24, ngjarja ka ndodhur në fshatin Qereshnik, ndërsa i arrestuari është Danjel Poçi dhe i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale B.SH 59 vjeç.

Punonjësi ka qenë duke hapur rubinetët e ujit për fshatin, ndërsa 29-vjeçari ka shkuar dhe i ka thënë “s’kam shumë ujë te shtëpia”.

Ndërkohë që punonjësi i ujësjellësit i ka thënë se; “kaq ujë ka, se nuk mund t’ia heq të tjerëve ne fshat”. Pasi kanë debatuar me fjalë, i riu e ka goditet me sende të forta dhe i ka shkaktuar dëmtime.

SHKARKO APP