Sherr për vijën e ujit, administratori i Komunës Proptisht i pret veshin kushëririt

 

Konflikti për shkaqe pronësie në Pogradec, ka degjeneruar në një sherr mes kushërinjve që përfundoi me një të plagosur.

Mosmarrëveshjet për një vijë ujë mes kushërinjve në fshatin Verri të Mokrës kanë përfunduar me një të plagosur, të cilit i është dëmtuar veshi dhe ndodhet i shtruar në spital.

Konflikti ka ndodhur në familjen Alla të Komunës së Proptishit.

 Sipas familjareve administratori i Komunës së  Proptishtit Gëzim Alla së bashku me vellezërit e tij kishte futur një ekskavator në tokën e kushëririt Kujtim Alla, me qëllim që të merrte ujin.

Nga ky moment ka nisur sherri i cili ka degjeneruar me përdorimin e mjeteve rrethanore si kosore apo dhe lopata. Për pasojë Kujtim Alla është goditur në kokë si dhe i është prerë veshi me kosore. I plagosuri po ruhet nga policia e Pogradecit pasi është nën hetim.

Uniformat blu njoftuan se mbi këtë  ngjarje kanë ndaluar deri tani Vito Allën, vëllain e administratorit të Komunës Proptisht.

Hetimet   vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP