Sherr për Zgjedhoren, Gjuzi: S’e njoh komisionin! Gjiknuri: Dil jashtë!
Paçka se kishin thirrur shoqërinë civile për ti marrë mendim për Reformën Zgjedhore, deputetët nuk e shmangën dot shfaqjen para tyre që në nisje të mbledhjes. Kujtim Gjuzi kërkoi marrjen fjalës menjëherë pas bashkëkryetarëve të komisionit Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri por ky i fundit kundërshtoi. Debati vijoi me replika mes tyre, derisa Gjiknuri urdhëroi Gjuzin të dalë jashtë.
Debati:
Hajdari: Fjalën e ka Shoqëria Civile.
Gjuzi: Do flas unë.
Gjiknuri: Nuk mund të flasësh ti, e ka radhën Shoqëria Civile.
Gjuzi: Nuk mund të kontrollosh ti, do flas se s’bën.
Gjiknuri: Nuk je anëtar ti, ca procedure thua.
Gjuzi: Procedura këtu do vijë se s’bën, se janë 44 parti që kanë sjellë draftin dhe e mbani dy vjet aty.
Gjiknuri: Nuk mund të marrësh fjalën.
Gjuzi: Unë nuk e njoh këtë komision me bashkëkryetar Damian Gjiknurin nuk e njoh. (merr dosjen, ngrihet nga vendi dhe del)
Gjiknuri: Ik dil jashtë. Ik je në konflikt me logjikën, të lutem tani, vazhdo tani, hajde.
Gjuzi: Më thua mua nuk je anëtar ti.