Sherr te Media, Vokshi: Kasmi u dhuna qëllimisht nga policia

Komisioni i Medias nisi me debate. Kryetarja e këtij komisioni, deputetja e PD-së Albana Vokshi, ku rikthye akuzave ndaj ministrit Xhafaj, ndërsa ka kërkuar që Komisioni të firmosë një deklaratë që dënon dhunën ndaj kryeredaktorit të ”RD” në protestë, që sipas saj ishte e qëllimshme.

”Me urdhër të Ramës është mbyllur portali satirik, pasi vinte në lojë kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Nuk mundet të censurohet, që kryeministri të japë urdhër dhe AKEP-i ta mbyllë. Një tjetër ngjarje e rëndë, në datë 26 kryeredaktori i ‘RD’ është goditur në mënyrë të qëllimshme në kokë nga Forcat Speciale. Plaga ka qenë e thellë, ka marrë 10 qepje në kokë. Kam hartuar një deklaratë për të firmosur, ju ftoj edhe ju, për lirinë e medias dhe shtypit. Dhuna ndaj kryeredaktorit. Ne deputetët e këtij komisioni dënojmë me forcë dhunën ndaj kryeredaktorit të medias së parë të lirë në Shqipëri. Kasmi u godit nga policia. Mjekët nuk u trembën nga kërkesa për të manipuluar raportin mjekësor. Kërkojmë thirrjen me urgjencë në seancë të Kasmit, zbardhjen e kësaj ngjarje dhe i bëjmë thirrje Ramës dhe Xhafës që të dënojnë dhunën”,-tha Vokshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?