Sherri gjatë protestës, arrestohet 43-vjeçari
Një tjetër protestues është ndaluar nga policia e Tiranës. Bëhet fjalë për një 43-vjeçar me inicialet Z. S, i cili sipas policisë së Tiranës u përfshi në një sherr me protestues të tjerë.
43 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj të Durrës rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Policia thotë se ditën e protestës, rreth orës 20:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ dhe në rrugën “George W Bush”, ka prishur qetësinë publike. Ai ka goditur me mjete të forta babë e bir, Ymer dhe Erjon Çelën, duke ju shkaktuar dëmtime të rënda në pjesën e kokës.
KOHA JONË SONDAZH

