Sherri masiv dhe dhuna barbare e adoleshentëve ndaj një serbi në Ksamil! Kujdes, pamje të rënda

Në Tik-Tok po qarkullon një video me pamje të rënda, ku shihen një grup adoleshentësh teksa rrahin një bashkëmoshatarin e tyre. Nga pamjet nuk kuptohen shume detaje, veçse shihet qartë dhuna me shkopinj e sende të forta.

Policia e Sarandës ka reaguar dhe bën me dije se ka bërë të mundur identifikimin e 10 të miturve që shfaqen në video. Këta persona janë konfliktuar fizikisht me disa shtetas të huaj, të cilët nuk kanë bërë denoncim për këtë rast.

”Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për motive të dobëta, në datën 09.02.2023, në Ksamil, janë konfliktuar fizikisht me disa shtetas të huaj, të cilët nuk kanë bërë denoncim për këtë rast”,-informon Policia.

Sipas burimeve për JOQ ALBANIA ka qenë një i ri serb që ka ofenduar shqiptarët dhe më pas aty ka nisur sherri. Fatmirësisht gjendja e të lënduarve nuk ka qenë e rëndë. Postimi i videos në Tik-Tok është një alarm edhe më i madh, pasi aty është postuar si diçka normale dhe krenarie, në një kohë që çdo formë e dhunës është e dënueshme. Brezi i adoleshentëve në Tik-Tok është në një krizë vlerash.

Reagimi i plotë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqen disa shtetas duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, në Ksamil, specialistët e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në pamjet e publikuara, kanë nisur hetimet për dokumentimin e këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi i 10 shtetasve të mitur që shfaqen në video. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për motive të dobëta, në datën 09.02.2023, në Ksamil, janë konfliktuar fizikisht me disa shtetas të huaj, të cilët nuk kanë bërë denoncim për këtë rast.

Në përfundim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurorinë e Sarandës dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasit E. M., E. M., F. D., A. S., E. S., A. V., G. T., A. K., I. C. dhe G. M., të moshave 15 dhe 16 vjeç.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Koha Jonë (@gazetakohajone)

SHKARKO APP