Sherri me 1 viktimë në lokalin e natës, shkak fatura e tavolinës
Shkaku i konfliktit në lokalin e natës në Prizren, ku u vra me armë zjarri 31-vjeçari shqiptar, mendojet të jetë fatura e tavolinës.
Autori është pronari i lokalit, Dibran Hoxha, i njohur gjerësisht në rrjete sociale si “King Kobra”. Sipas kryeprokurori kosovar Admir Shala shkak për konfliktin mes pronarit të lokalit dhe viktimës dyshohet të jetë bërë pagesa e faturës.
”Sot në orën 04:10, policia ka marr informatë se ka pasur të shtëna në afërsi të lokalit ‘Kobra City’, në dalje të Prizrenit rruga Prizren- Kukës. Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokalin ‘Kobra City’ me disa shtetas të Shqipërisë, lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve”, ka thënë Shala për Telegrafin.
KOHA JONË SONDAZH

