Sherri me Açkën, Basha për Nokën dhe Bardhin: Iu hakërryen, kurse sot para Gjiknurit u sollën si nuse
Lulzim Basha ka dënuar sjelljen e deputetëve Flamur Noka dhe Gazment Bardhi ndaj kyetares së Komisionit të Mediave, Flutura Açka, deputete e cila është pjesë e grupit të tij. Basha krahasoi sjelljen e Nokës dhe Bardhit në mbledhjen e komisionit të Medias dhe sot në komisionin për Zgjedhoren.
“Para dy ditësh iu sulën zonjave deputete, iu hakërryen, sot shikoni si sillen para Damian Gjiknurit si miq të vjetër. Shikoni ça bënë në konferencën e kryetarëve, PS e lanë të zhvillohej. Pse nuk e bllokuan konferencën? Iu ka shkuar në mendje ti pyesni pse nuk e bllokuat konferencën?
Kur bëhet Komisioni i Açkës, sulen siç e keni parë vetë, ndërsa sot si nuse me Damianin duke i rrahur shpatullat se kanë të njëjtin interes. Luks për Edi Ramën”.