Sherri me armë në lokalin në Tiranë, arrestohet pronari

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku dy persona u konfliktuan me armë në një lokal në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia pohuan se në pranga ra shtetasi Laert Hita, pronari i lokalit, i cili akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Kanosje”.

Të njëjtat burime thanë se po ashtu u identifikua shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.P., 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme rrugën “Shefqet Musaraj”, në lokal (në pronësi të Hitës) për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht, ku gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri -tjetrit, por pa pësuar dëmtime nga të shtënat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?