Sherri me Florin, Albi Nako: Stine nuk është mirë emocionalisht

 

Pas konfliktit me Flori Mumajesin, u përfol se Stine do të tërhiqej nga spektakli “Dance with me”, megjithatë shfaqja e tij në spektaklin e së hënës i rrëzoi këto zëra.

Por, burime pranë spektaklit pretendonin se gjatë kësaj jave, këngëtari nuk ka shkuar në prova.

Koreografi i “Dance with me”, njëkohësisht edhe kryetari i jurisë, Albi Nako ka treguar se Stine vazhdon të jetë i impenjuar dhe të marrë pjesë normalisht në prova, ndërsa tregon edhe se si është gjendja emocionale e tij.

“Stine vazhdon provat normalisht. Emocionalisht nuk është shumë mirë nga ajo që ka ndodhur, është pak i trazuar, por nuk është tërhequr. Tashmë edhe gjysmëfinalja dhe finalja ka mbetur dhe Stine vazhdon të jetë i impenjuar si përherë”,- ka thënë Albi për “Bluetooth”.

SHKARKO APP