Sherri me punonjësin e centralit, arrestohet 55 vjeçari në Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 55-vjeçar pasi u përfshi në një konflikt me punonjësin e centralit për furnizimin me ujë.
E. B., 55 vjeç, banues në fshatin Kaparjel, Gjirokastër u përfshi në sherr në vendin e quajtur “Centrali i Kaparjelit”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas marrjes së informacionit se në fshatin Kaparjel po ndodhte një konflikt, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit.
Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasin E. B., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet një armë zjarri pushkë dhe disa fishekë”, thotë policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë dhe fishekët.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.