Sherri me th@ka i mori jetën 14-vjeçarit, Zhupa: Paketa e sigurisë në shkolla është një propagandë
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar nga Kuvendi për ngjarjen në shkollën 9-vjeçare ”Fan Noli” në Tiranë, ku pas një sherri mes adoleshentësh, ka humbur jetën në spital nga plagët e marra një 14-vjeçar. Teksa ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e adoleshentit, Zhupa tha se nga ngjarja kuptojmë sesa fals është projektbuxheti që ka një kapitull më vete për sigurinë në shkolla.
Pjesë nga fjala
Një 14-vjeçar sapo ka humbur jetën, pasi është vrarë më thikë në derën e shkollës ”Fan Noli”. Dua t’i shpreh ngushëllimet familjes, por dua të kuptoni se sa false dhe jashtë realiteti është projektbuxheti që ka një kapitull më vete për sigurinë në shkolla.
Sesi në mes të Tiranës mund të humbësh jetën dhe nuk gjendet një oficer sigurie që të shmangi sherrin me thika në oborrin e shkollës. Paratë janë, por vetëm propaganda bëhet me sigurinë në shkolla.
Ministrit Balla dhe ministrja shkuan shkollë më shkollë për paketën e sigurisë, por nuk e di ku e kanë arkivuar paketën bashkë me këtë ministrin e ri, Hoxha, që di të sjelli vetëm policinë për t’u përballur me deputetët dhe nuk e ka policinë për të mbajtur fëmijët tanë.