Sherri mes reperave në Tiranë/ Policia tregon kur ka ndodhur ngjarja

Policia ka reaguar për herë të parë në lidhje me sherrin mes disa të rinjve në mes të Tiranës, ku u përfol se të përfshirë ishin dhe reperët Don Xhoni dhe Finemi. Video e konfliktit mes të rinjve u bë virale në rrjetet sociale.

Përmes një njoftimi zyrtar, autoritetet bëjnë me dije se sherri ka ndodhur në 13 nëntor të vitit të kaluar në kryqëzimin e rrugës “Xhanfize Keko”. Po ashtu uniformat blu njoftojnë se të rinjtë e përfshirë në sherrin e dhunshëm janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale më datë 09. 02.2021, për një konflikt midis dy shtetasve, pas verifikimeve të kryera nga punonjësit e Policisë të Komisariatit Nr. 4 ka rezultuar se këta shtetas nuk janë konfliktuar me njëri-tjetrin më datë 09.02.2021. Në vijim të veprimeve ka rezultuar se videoja e publikuar i përket datës 13.10.2020 dhe se pjesëmarrës në konflikt kanë qenë shtetasit D. S., M. P. dhe M. D., të cilët janë identifikuar nga pamjet filmike dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

SHKARKO APP