Sherri në bashkinë e Dibrës, dorëhiqet shefi i Burimeve Njerëzore (Emri)

Shefi i burimeve njerëzore në Bashkinë e Dibrës ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante. Drini Mataj ka vendosur të largohet nga qyteti verilindor, pas sherrit në bashki, ku ai ra pre e dhunës. Mësohet se shkak për këtë është bërë mosmiratimi i propozimeve të tij për reformë në administratën lokale të kësaj njësie vendore. Mataj dhe disa zyrtarë të tjerë të bashkisë u goditën me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të forta. Madje kryetari i bashkisë Muharem Rama akuzoi si iniciator të dhunën zëvendësin e tij, Ernolt Cani, përfaqësues i PDIU-së.

Ky i fundit u arrestua disa orë pas ngjarjes së rëndë dhe aktualisht ndodhet në Burgun e Burrelit. Gazetari i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Enver Doçi raporton se dorëheqja e Drini Matajt po kalohet në heshtje nga vendorët e Dibrës. Fillimisht ai i kërkoi kryebashkiakut Rama të firmoste largimin e 18 punonjësve të gjetur me shkelje, shumica anëtarë dhe mbështetës të PDIU-së. Prej fillimit të shkurtit të këtij viti deri para dy ditësh, thuhet se Mataj ka gjetur parregullsi në dosjet e 90 punonjësve, nga 720 që ka ajo.

Po ashtu mësohet se këto abuzime sipas shefit të personelit, ia ka vënë në tryezë kryebashkiakut, madje i ka kërkuar që projekt-vendimet për largimin e tyre nga puna të firmosen nga ana e tij. Zyrtarë të Bashkisë Dibër pohojnë se Mataj është ndjerë keq që shkresat e tij nuk po firmoseshin nga kryetari i bashkisë, ndaj ka vendosur largimin nga Dibra. Burime për gazetarin Doçi pohojnë se mes socialistëve dhe çameve në Dibër ka një “marrëveshje” për ta qetësuar situatën e krijuar muaj më parë dhe pse jo dhe bashkëpunim mes tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?