Sherri në Elbasan, policia zbardh detaje: Ç’ndodhi në lokal, si u plagos babai me tre djemtë
Policia e Elbasanit reagon për sherrin e ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal, ku u plagosën katër persona.
Policia njofton se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ku të plagosur kanë mbetur babai me tre djemtë e tij.
Elbasan/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:15, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, në një lokal në pronësi të shtetasit S.Z., 65 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta midis disa shtetasve janë dëmtuar me sende të forta dhe kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit S.Z. R.Z., 34 vjeç, Gj.Z., 29 vjeç, dhe E.Z. 37 vjeç, ( i ati me tre djemtë), të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale është bërë e mundur idetifikimi i autorëve dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.