Sherri në Komisionin e Medias, Këlliçi: Açka e vuri veten në atë pozitë. Nuk jemi në një situatë reale
Belind Këlliçi thot se mbledhja në Komisionin e Medias, ku sot pati një sherr mes Bardhit, Nokës dhe Açkës tha se nuk mund të vijojë sikur jemi në situatë normale parlamentare.
”Mbajtjen e mbledhjes së komisioneve fizikisht nuk e kanë bërë as socialistët. Ajo që ka ndodhur sot është diçka krejt normale. Siç ka ndodhur në 4 muajt e fundit, edhe ditën e sotme, deputetët e Partisë Demokratike, kanë vijuar aksionin politik.
Atë pamje nuk do të dëshironte ta shihte askush. Aksioni politik i PD-së është një aksion i paralajmëruar prej muajsh. Nuk ka ndonjë akt fizik aty. Këtu ka pasur një vendim politik për të pamundësuar një jetë normale të Parlamentit.
Opozitës po i pamundësohen funksionet e saj kushtetuese dhe kryetari i opozitës ndodhet i arrestuar pa asnjë akuzë. Në momentin kur i pamundëson një shumice prej gjysmë milionë shqiptarësh përfaqësimi në Parlament. Nuk jemi në një situatë normale. Zonja Açka ndodhi në atë pozitë pasi e ka vetë veten aty”, tha Këlliçi.