Sherri në lokal, autori vret 35-vjeçarin dhe vetëvritet
Dy persona kanë mbetur të vdekur pas një konflikti në fshatin Gjorm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 të mbrëmjes së sotme në një lokal. Viktimat janë Mariglen Memaj 35-vjeç dhe Artiol Shenaj 31-vjeç.
Informacionet e para janë kontradiktore, por nga të dhënat e para dyshohet se Artiol Shenaj pas sherrit ka vrarë me armë zjarri Mariglen Memajn, ndërsa më pas është vetëvrarë. Mariglen Memaj nga të dhënat e parë dyshohet se ka qenë i hetuar për trafik droge në Itali.
Memaj dhe Shenaj njiheshin me njëri tjetrin, ndërsa dyshohet se kishin konflikt të vjetër, policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen. Grupi hetimor ka marrë në pyetje dëshmitarët që kanë qenë në lokal në momentin që Memaj dhe Shenaj janë zënë dhe nga konflikti verbal përfunduan në përplasje fizike dhe përdorimin e armës.
Policia nuk ka dhënë ende një variant zyrtar për ngjarjen, ndërsa trupat e dy viktimave janë dërguar në morgun e spitalit rajonal të Vlorës.
KOHA JONË SONDAZH

