Sherri për dy karrige/Viktima gjeti armën dhe ja dha shokut, i cili më pas e vrau gabimisht

Vrasja që tronditi Shkodër, erdhi për dy karrige. I riu Gledis Kraja humbi jetën nga një sherr i momentit dhe u vra gabimisht nga shoku i tij. Përleshja mes grupit të puntorëve të një kompanisë imobilare dhe grupit të shokëve të Sebastian Smakaj, ndodhi kur punëtorët shkuan në banesën e Smakaj për të dorëzuar disa mobilje të porositura.

Sherri fillimisht ka nisur për parkimin e makinës dhe më pas është përshkallëzuar pas konstatimit se grupi i punëtorëve kishte dorëzuar porosinë e parregullt, pasi mungonin dy karrige. Ankesat kanë vijuar dhe në situatën e një sherri të parë, ngjarja u përshkallëzua akoma dhe më tepër kur grupi i punëtorëve shkoi në banesën e Smakajt, për të dorëzuar 2 karriget.

Për ironi të fatit, Gledis Kraja, ka gjetur një armë dhe ja ka dhënë Stjuart Smakaj, i cili nga kati i dytë ka qëlluar plot 18 herë në drejtim të puntorëve, por në fakt 14 plumba kanë goditur shokun e tij të ngushtë Gledis Kraja, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë ngjarje është arrestuar dhe mbyllur në burg nga gjykata autori i krimit, Stjuart Smakaj. Ndërsa në kërkim vijon të jetë vëllai i tij Sebastian Smakaj dhe babai i dy vëllezërve Halil Smakaj. Stjuart Smakaj, nuk është një emër i panjohur nga policia e Shkodrës, pasi në vitin 2016 është dënuar me 2 vite burg për goditjen e një efektivi policie, pasi ai po tentonte bashkë me kolegët e tij ta shoqëronte në polici.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?